Ferguson dëshiron paqe me Liverpoolin

dardanmiftari | Friday, September 14, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka kërkuar që urrejtja mes tifozëve të Liverpoolit dhe Manchester Unitedit të marrë fund.

Të dyja klubet historikisht kanë qenë rivale, si shkak i dominimeve afatgjata përgjatë historisë. Raporti i Hillsborough që ka shfajësuar tifozët e Liverpoolit për tragjedinë e vitit 1989 ku vdiqën 96 njerëz e ka bërë skocezin që të shfrytëzojë momentin për paqe.

“Ne jemi dy klube të mëdha, United dhe Liverpooli”.

“Ne duhet të kuptojmë problemet e njëri-tjetrit. Ndoshta do të vihet një vijë e kuqe në aspektin e sjelljeve të palëve njëra me tjetrën”, ka deklaruar Ferguson.

Manchester United udhëton në Anfield javën e ardhshme për t’u përballur në derbin më të madh të Anglisë ndaj Liverpoolit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...