Mourinho: Ronaldo nuk më brengos

dardanmiftari | Saturday, September 15, 2012 | 0 Komente

Bosi i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se ai nuk është aspak i brengosur për pikëllimin e Cristiano Ronaldo, përderisa ai shfaq formën aktuale.

“Nëse Ronaldo është i pikëlluar dhe vazhdon të luajë kështu, kjo është shumë mirë për mua. Unë jam trajner dhe unë mbaj përgjegjësi për rezultatet tona”.

“Unë kam përgjegjësi për performancën e lojtarëve të mi. Dhe nëse diçka nuk shkon si duhet, atëherë më vrisni. Ronaldo stërvitet në 100 përqind të potencialit, ndoshta ndonjëherë luan mirë e ndonjëherë jo, por ai është lojtar ekipor dhe është i disiplinuar në stërvitje – ai është shembullor”.

“Unë nuk kam nevojë të brengosem për gjëra që janë sipërfaqësor dhe jo fundamentale. Ronaldo mban çdo përgjegjësi mbi vete për komentet dhe sjelljet e tij”, ka thënë Jose Mourinho para ndeshjes ndaj Sevillas të shtunën mbrëma.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...