Figo: Cikli i Interit ka përfunduar

dardanmiftari | Friday, September 14, 2012 | 0 Komente

Drejtori i Interit, Luis Figo, ka pranuar se periudha e Interit tashmë ka mbaruar, por thotë se klubi është duke punuar për të ndërtuar një skuadër tjetër fituese.

“Periudhës së Interit i ka ardhur fundi, cikli fitues ka mbaruar por klubi punon për t’u kthyer në ekipin fitues të viteve të kaluara, vetëm duhet pak durim”.

“Scudetto? Ne duhet të dëshmojmë se e meritojmë. Është e vërtetë se neve na mungon Liga e Kampionëve, edhe në aspekt të prestigjit dhe të ardhurave, por ne jemi në Europa League tash dhe do të përpiqemi t’ia dalim sa më mirë”, ka thënë Figo për Corriere dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...