Gullit: Nuk mund t’i them jo Milanit

dardanmiftari | Friday, September 14, 2012 | 0 Komente

Ish-lojtari i Milanit, Ruud Gullit, thotë se “do të ishte nder” nëse atij i kërkohet ta drejtojë skuadrën nga Serie A.

Gullit ishte pjesë e skuadrës legjendare të Milanit që shkatërronte gjithçka para vetes në fund të viteve 1980-ta dhe fillim të 1990-tave dhe është i gatshëm të rikthehet në San Siro, tash në cilësinë e trajnerit.

“Kam kaluar pjesën më të mirë të karrierës time me Rossonerët. Do të ishte nder nëse ata më kontaktojnë për të drejtuar ekipin. Si do të mund t’i thuash jo një klubi të rëndësishëm?”.

“Kurrë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë, edhe pse skuadra është në duar të mira për momentin”, ka thënë Gullit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...