Gjermanisë i duhet një ‘Pirlo’

dardanmiftari | Sunday, September 09, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Hamburgut, Paul Scharner, ka dhënë opinionet e tij rreth takimit mes përfaqësueses së Austrisë dhe asaj të Gjermanisë në kuadër të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Austriaku 32-vjeçar është përjashtuar nga kombëtarja në muajin e kaluar si pasojë e mosmarrëveshjeve me trajnerin Marcel Koller, megjithatë ai vazhdon ta përcjellë përfaqësuesen e tij.

“Ne (austriakët) jemi përmirësuar. Shumë (lojtarë tanë) luajnë në Bundesliga. Gjermania duket e pavendosur”.

“Atyre (gjermanëve) u mungon një figurë si Pirlo te Italia”, ka deklaruar Scharner për Bild.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...