RVP do t’i ndihmojë Unitedit për trofe

dardanmiftari | Sunday, September 09, 2012 | 0 Komente

Robin van Persie do t’i japë një shtytje të madhe Manchester Unitedit për ta fituar titullin e 20-të të Ligës Premier – ka thënë Ryan Giggs.

“Golat që i ka shënuar dhe paraqitjet e tij në përgjithësi, janë dëshmi se ai është një lojtar i klasit botëror”.

“Politika e trajnerit në 10, 15 vitet e fundit është që të blejë lojtarë të rinj dhe t’i zhvillojë ata, të tillë si Cristiano (Ronaldo) dhe Wayne (Rooney)”.

“Por, Robin është një futbollist i klasit botëror dhe një lojtar i dëshmuar”.

“Mendoj se e ka treguar këtë edhe në ndeshjet e para dhe jam i sigurt se do të vijë edhe shumë nga ai”, ka theksuar mesfushori uellsian për Sky Sports News.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...