Herët ose vonë, City do ta fitojë LK-në

dardanmiftari | Tuesday, September 18, 2012 | 0 Komente

Manchester City do ta fitojë Ligën e Kampionëve në një të ardhme të afërt nëse vazhdon të zhvillohet me këtë ritëm – thotë trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho.

Portugezi e ka krahasuar klubin nga Emirates me Chelsean duke thënë se me kalimin e kohës do të bëhet fuqi në Evropë.

“Nuk e di nëse do të jetë këtë sezon ose tjetrin me Roberton (Mancini) ose me dikë tjetër në të ardhmen, por normalisht në drejtimin në të cilin po shkon klubi, herët ose vonë ata do ta fitojnë kupën e madhe”, ka theksuar Mourinho.

Strategu portugez do ta ketë kundërshtar kampionin e Anglisë në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...