Allegri kërkon tejkalimin e situatës

dardanmiftari | Tuesday, September 18, 2012 | 0 Komente

Massimiliano Allegri i ka ftuar lojtarët e tij që të lënë pas vetes fillimin e dobët të sezonit në Serie A dhe të japin maksimumin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Anderlechtit.

“Të mos bëhemi viktima. Gjëja e rëndësishme tash është ta fitojmë ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve”.

“Fitorja është e vetmja gjë që vlen në futboll, ndërsa ne nuk e kemi filluar mirë sezonin, edhe pse kemi një pikë më shumë sesa në sezonin e kaluar në këtë periudhë”.

“Liga e Kampionëve është më e vështirë dhe ne kemi një kundërshtar që ka traditë të madhe evropiane. Duhet të jemi të durueshëm, sepse herët ose vonë do të krijojmë raste”, ka deklaruar trajneri italian në një konferencë për media.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...