PSG e ka pritur gjatë LK-në

dardanmiftari | Tuesday, September 18, 2012 | 0 Komente

Trajneri italian, Carlo Ancelotti, mezi e pret ndeshjen e parë të të Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve ndaj Dynamo Kievit që zhvillohet të martën.

“Klubi ka pritur tetë vite për këtë. Është pritje shumë e gjatë, Të gjithë janë të entuziazmuar dhe të gatshëm për zhvillimin e ndeshjes së parë”.

“Nuk ka presion të veçantë për ndeshjen e parë. Këtu (në Ligën e Kampionëve) nuk kemi 38 ndeshje përpara nesh, na nevojiten vetëm gjashtë për t’u kualifikuar”.

“Por jam i sigurt se skuadra do ta japë maksimumin”, ka thënë Ancelotti në një konferencë për media.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...