Hillsborough – të përfshirë policia dhe politikanët

dardanmiftari | Wednesday, September 12, 2012 | 0 Komente

Familjet e viktimave në tragjedinë e Hillsborough të mërkurën kanë mësuar fakte tronditëse të përfshirjes së policisë, politikanëve dhe gazetave për diskreditimin e tifozëve të Liverpoolit si shkaktarë të vdekjeve më 15 prill të vitit 1989.

Tragjedia Hillsborough ishte një përplasje njerëzore që ndodhi gjatë gjysmëfinales së Kupës FA ndërmjet Liverpoolit dhe Nottingham Forest (15 prill 1989) në Hillsborough Stadium në Sheffield, ku humbën jetën 96 njerëz dhe 766 të tjerë u lënduan.

Në vendimin e vitit 1990 ishte thënë se arsyeja e vdekjes së tifozëve ishte aksidentale dhe e shkaktuar nga tifozët e dehur dhe agresorë të Liverpoolit, por pas 23 vitesh e vërteta ka dalë në shesh.

Pas hulumtimeve dyvjeçare, të mërkurën Paneli i Pavarur i Hillsborough ka publikuar një raport prej 394 faqesh, i cili fajëson policët, politikanët dhe autoritetet për dështim të mbrojtjes së njerëzve, pastaj për tentim të fajësimit të tifozëve dhe për ndryshime në raportet origjinale dhe në të dhënat mjekësore.

Kryeministri britanik, David Cameron, ka kërkuar falje në emër të Qeverisë dhe ka thënë se çështja i është dërguar Prokurorit të Përgjithshëm me qëllim anulimin e vendimit origjinal.

Sipas Cameron, një veprim i shpejtë dhe më i përshtatshëm nga shërbimet e emergjencës mund të shpëtonte jetë.

Klubi futbollistik i Liverpoolit ka lëshuar një komunikatë përmes së cilës e falënderon Panelin e Pavarur të Hillsborough për gjetjet në raportin e tyre për të zbuluar të vërtetën rreth tragjedisë.

Gjatë këtyre viteve, klubi ka bashkëpunuar me familjet e viktimave për ta zbuluar të vërtetën rreth ngjarjeve të vitit 1989 dhe pas luftës 23-vjeçare, tifozët e Redsave janë shpallur të pafajshëm për involvim në shkaktimin e tragjedisë, dhe në fakt janë dëshmuar si viktima të shkeljeve flagrante nga palë të ndryshme, duke përfshirë policinë dhe politikanët.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...