Robben i frustruar nga lëndimet

dardanmiftari | Wednesday, September 12, 2012 | 0 Komente

Anësori i Bayern Munichut, Arjen Robben, ka shprehur zhgënjimin e tij për lëndimin, i cili ia pamundësoi lojën ndaj Hungarisë.

Holandezi ‘që tërheq lëndimet’ është pritur të luante për kombëtaren e tij në takimin e të martës ndaj hungarezëve, por vetëm pak kohë para fillimit të ndeshjes, u vendos që të mos luante për shkak të lëndimit në ije.

“Është padyshim shumë zhgënjyese. Unë nuk isha i gatshëm për lojë që pas takimit ndaj Turqisë, por mendova se do të jem në rregull”.

“Megjithatë, pastaj ndjeva dhimbje në ije gjatë nxehjes. Jam shumë i zhgënjyer”, ka deklaruar Robben për NUsport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...