Hoeness: Nuk e kam nënvlerësuar Dortmundin

dardanmiftari | Saturday, September 15, 2012 | 0 Komente

Duket se presidenti i Bayernit të Munichut, Uli Hoeness, ka ndërruar fjalët pas kritikave të drejtorit të Dortmundit, i cili ka kërkuar më shumë respekt nga klubi bavarez, pas deklaratave kontraverse të Hoeness për Dortmundin.

Hoeness ka thënë ditë më parë se Dortmundi kurrë nuk do ta arrijë Bayernin e Munichut sa i përket sukseseve, sidomos rritjes në nivel global dhe kjo ka rezultuar me kritika të ashpra nga drejtori i Dortmundit, Hans-Joachim Watzcke, i cili ka kërkuar respekt nga 60 vjeçari.

“Unë definitivisht nuk kam dashur të hedh poshtë punën e mirë që po bën Dortmundi”, ka theksuar Hoeness për Bild.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...