Ramos: Duhet të përmirësohemi

dardanmiftari | Saturday, September 15, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka thënë se Real Madridi nuk mund të lejojë që të lëshojë pikë dhe se duhet të përmirësohet në rast se dëshiron të fitojë tituj.

“Ne duhet të bëjmë gjërat mirë sikurse sezonin e kaluar për të fituar tituj. Të respektojmë rivalët tanë, por të përmirësohemi. Natyrisht na kanë konsideruar favorit, por kjo nuk është asgjë. Ju nuk mund të jetoni me të kaluarën në futboll, duhet që ta dëshmoni veten ditë për ditë”.

“Është e vërtetë se rekordet e arritura vitin e kaluar janë të pa arritshme dhe ishte vit i jashtëzakonshëm. Ishte një trofe shumë i merituar për ekipin dhe tani është koha që ta mbrojmë atë”, është shprehur Ramos para duelit ndaj Sevillës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...