Ibra: PSG ende larg Barcës, Interit dhe Juves

dardanmiftari | Monday, September 17, 2012 | 0 Komente

Zlatan Ibrahimovic thotë se Paris Saint-Germain ende nuk mund të garojë me klubet e mëdha si Barcelona, Interi dhe Juventusi, pasi u mungon përvoja në nivelin më të lartë.

Sulmuesi e ka krahasuar skuadrën franceze me situatën e Manchester Cityt sezonin e kaluar, kur kampionët e Ligës Premier dështuan të kalojnë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

“Ne ende nuk jemi në të njëjtin nivel si Barcelona, Juventusi ose Interi. Ne ende nuk jemi mësuar të fitojmë tituj. Kjo është ajo që mungon në këtë aspekt, ca përvojë në nivelet më të larta”.

"Manchester City dështoi në fazën e grupeve sezonin e kaluar, por kjo nuk i bën ata skuadër të keqe aspak. Ata thjesht nuk janë mësuar të luajnë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Ibra për Eurosport.

PSG nesër takohet me Dinamon e Kievit në kuadër të grupit A të Ligës së Kampionëve, ku bëjnë pjesë edhe Porto dhe Dinamo e Zagrebit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...