Mancini: Kënaqësi të luash kundër Realit

dardanmiftari | Monday, September 17, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, mendon se ndeshja ndaj Real Madridit do të jetë një moment i veçantë për klubin.

“Nëse luani kundër Realit ose Barcës, ju luani kundër 100 viteve histori. Këto klube kanë fituar gjithçka. Për këtë arsye mendoj se do të jetë vërtet vështirë”.

“Por ka një ngazëllim. Ka momente të mrekullueshme në karrierat e lojtarëve kur ata dalin kundër një ekipi si ky”.

“Kjo është mirë për secilin – për klubin, lojtarët, tifozët. Është ndeshja e parë e Ligës së Kampionëve këtë vit. Mendoj se do të jetë ndeshje fantastike, moment fantastik për secilin në klub”, ka thënë Mancini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...