Di Matteo: Çdokush dëshiron të na mposhtë

dardanmiftari | Monday, September 17, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Roberto di Matteo, e di se ata kanë një shënjestër të madhe në shpinë, pasi janë fitues të Ligës së Kampionëve.

“Çdo kundërshtar do të luajë me një motivim shtesë kundër kampionëve. Andaj, kjo e bën jetën më të vështirë. Edhe në Ligën Premier, jam i sigurt se Mark Hughes ka provuar ta motivojë ekipin gjatë të shtunës duke u thënë se luajnë ndaj kampionëve të Evropës”.

“Jam i vetëdijshëm se asnjë skuadër nuk e ka mbrojtur trofeun dhe nuk jam i befasuar pasi është një garë shumë e vështirë për t’u fituar. Të fitohet ajo dy herë radhazi, është dëshmuar e pamundshme deri tash, pasi është aq konkurruese”, ka thënë Di Matteo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...