Robben në dyshim për Valencian

dardanmiftari | Monday, September 17, 2012 | 0 Komente

Anësori i Bayern Munichut, Arjen Robben, nuk e di nëse do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Valencias.

Holandezi është lënduar gjatë angazhimit te përfaqësuesja e tij, ashtu që mungoi ndaj Mainzit të shtunën.

Ai është kthyer në stërvitje, mirëpo nuk e di nëse do të riaftësohet deri të mërkurën.

“Duhet të pres dhe do të shohim. Po i marrim ditët një nga një”, ka thënë Robben për FCB.tv.

Ndryshe, Franck Ribery ka thënë se do të jetë i gatshëm për këtë sfidë. Mendoj se do të jem në gjendje të luaj të mërkurën”, ka pohuar ai.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...