Sezoni i kaluar nuk ishte dështim për Barcën, thotë Messi

dardanmiftari | Monday, September 17, 2012 | 0 Komente

Sezoni i kaluar ishte i suksesshëm për Barcelonën, përkundër dështimit në Ligën e Kampionëve dhe në La Liga. Kështu mendon lojtari kryesor i skuadrës, Lionel Messi.

Blaugranët fituan Superkupën, Kupën e Botës për Klube dhe Kupën e Mbretit, por nuk ishin të suksesshëm në dy garat kryesore – La Ligan që e fitoi Real Madridi dhe Ligën e Kampionëve, ku u eliminuan në gjysmëfinale nga më pas fituesi, Chelsea.

“Ishim me fat që fituam Superkupën, Kupën e Botës për Klube dhe Kupën e Mbretit. Këto janë gara të rëndësishme. Nuk e fituam Ligën e Kampionëve dhe La Ligan, siç prisnin njerëzit dhe siç kemi bërë në të kaluarën”.

“Në Ligën e Kampionëve ishim shumë pranë. Eliminimi nga Chelsea ishte shumë i përafërt dhe unë huqa një penalti ndaj tyre”.

“Këtë vit jemi të gatshëm që të përpiqemi përsëri (ta fitojmë Ligën e Kampionëve). Nuk mendoj se ka grupe të lehta në Ligën e Kampionëve, mendoj se të gjithë kundërshtarët janë të komplikuar”, ka thënë argjentinasi për Uefa.com.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...