Juve përmbys Genoan

dardanmiftari | Sunday, September 16, 2012 | 0 Komente

Juventusi ka arritur ta mposhtë Genoan në udhëtim me rezultat 3-1, falë shpërthimit në gjysmën e dytë në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Comunale Luigi Ferraris.

Të dyja skuadrat zhvilluan lojë mjaft dinamike gjatë gjithë ndeshjes, me raste të shumta shënimi, ndërsa fraksioni i parë i takoi skuadrës vendase sa i përket epërsisë. Ishte minuta e 18-të kur futbollisti në bashkëpronësi të Bianconerëve, Ciro Immobile, mposhti portierin Buffon dhe ky ishte goli i vetëm i shënuar në gjysmën e parë.

Inkuadrimi i Mirko Vucinic dhe Kwadwo Asamoah në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka në favor të ekipit mysafir.

Fillimisht, sulmuesi malazez asistoi te Emanuele Giaccherini, i cili e barazoi rezultatin (61’).
Pas një penaltie të fituar nga Asamoah, ishte Vucinic lojtari që shënoi për ta kaluar Juventusin në avantazh (78’).

Të dy këta lojtarë ishin të përfshirë edhe në golin e tretë të Zonjës së Vjetër. Kësaj radhe, Vucinic ishte asistues, ndërsa Kwadwo Asamoah shënoi (84’).

Juventusi kryeson Kampionatin italian së bashku me Napolin dhe Lazion me nga nëntë pikë të grumbulluara pas tri javësh.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...