Pepe: Do të luftojmë deri në fund

dardanmiftari | Sunday, September 16, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve që të luftojnë deri në fund dhe të japin maksimumin, pas disfatës turpëruese nga Sevilla në Ramon Sanchez Pizjuan.

“Ne do të luftojmë deri në fund, është motoja e Real Madridit kjo. Tetë pikë janë vështirë të shkrihen, por gjëja më e rëndësishme është që të dimë se grupi po punon mirë. Goli i Sevillas vështirësoi punët”.

“Ne duhet të luftojmë deri në fund, tani duhet të mendojmë për Cityn. Mendoj se kemi pasur lojën nën kontroll. Përsëri po vuajmë nga ndërprerjet. Ne kemi pasur shumë posedim, por ata janë mbrojtur mirë dhe nuk kemi pasur raste të pastra”, është shprehur Pepe.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...