Mancini: City do të bëhet klub si Reali

dardanmiftari | Sunday, September 16, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, i është kundërpërgjigjur Jose Mourinhos, duke thënë se klubi i tij një ditë do të arrijë nivelin e Real Madridit, ndërsa plani është që kjo të ndodhë pas dhjetë vitesh.

Jose Mourinho për The Sun kishte deklaruar se Manchester City nuk mund ta blejë historinë dhe traditën e Realit, ndërsa ndaj këtyre komenteve sot para gazetarëve anglezë ka reaguar Mancini.

“Ështe e qartë që nuk e kemi historinë e Real Madridit, por Manchester City ka fituar disa trofe”.

“Ne duam vetëm të fitojmë tani. Pas dhjetë vitesh do të konsiderohemi top ekip, sikurse Reali”, është shprehur Mancini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...