Rodgers mbron Suarezin

dardanmiftari | Sunday, September 16, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, ka mbrojtur sulmuesin Luis Suarez, i cili u akuzua se ka simuluar për të fituar një gjujtje të lirë, për çfarë dhe u ndëshkua me karton të verdhë.

“Nuk i kam parë xhirimet. Unë e di se ai është djalosh i mirë dhe një lojtar i mrekullueshëm ashtu sikurse një burrë shumë i mirë”.

“Ai punon shumë. Unë nuk kam parë asgjë të keqe. Finishi i tij është i jashtëzakonshëm. Ai gjithmonë bën probleme, ai është dashur të luajë në disa pozita, por mendoj se edhe po ta luajë në mesfushë ai është i rrezikshëm”, ka thënë Rodgers pas barazimit ndaj Sunderlandit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...