Stramaccioni: S’ka më gabime

dardanmiftari | Sunday, September 16, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, thotë se ekipi i tij nuk mund të lejojë gabime tjera nëse dëshiron të arrijë synimet e këtij sezoni.

Këto komente Stramaccioni i bëri para takimit ndaj Torinos sonte mbrëma, ku Interi do të kërkojë të nxjerrë tri pikë për të konfirmuar kredencialet për titull.

“Torino është kundërshtar që respektojmë. Ata janë në formë të mrekullueshme, nuk kanë pranuar ende gol dhe janë shumë të motivuar. Ne e dimë se do të jetë vështirë, por ne duam të fitojmë përsëri”.

“Ne nuk mund të lejojmë përsëritjen e gabimeve, sikurse te goli i dytë i Romës. Por, jam i sigurt se lojtarët kanë mësuar nga këto gabime”, është shprehur Strama.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...