Khedira: LK mund ta kthejë mbarë sezonin

dardanmiftari | Tuesday, September 18, 2012 | 0 Komente

Sami Khedira beson se Liga e Kampionëve mund ta kthejë për së mbari sezonin e Real Madridit.

Reali sonte do ta presë Manchester Cityn në ndeshjen e parë në garën evropiane, pas disfatës së vikendit ndaj Sevillas në La Liga.

“Është normale të mos kesh shumë vetëbesim kur nuk e fillon sezonin ashtu siç duhet, por kjo do të jetë një mundësi e mirë për të fituar dhe për ta rikuperuar sezonin”.

“Është vështirë të përqendrohesh vetëm në një garë. Liga e Kampionëve na shtyn neve përpara, por nuk mund të themi se Liga nuk është e mjaftueshme dhe ta mbrojmë titullin na motivon neve. Të gjitha garat më shtyjnë përpara dhe ne duhet ta kemi të njëjtin përqendrim në të gjitha ata”, ka deklaruar Khedira.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...