Wenger pret një muaj të vështirë

dardanmiftari | Tuesday, September 18, 2012 | 0 Komente

Arsene Wenger thotë se muaji i ardhshëm do të jetë shumë i rëndësishëm për sezonin e Arsenalit.

Arsenali do të përballet me një test të vështirë në javët në vazhdim, pasi ka ndeshje si ajo e sotmja kundër Montpellier në Ligën e Kampionëve, dhe më pas dy sfida në Ligën Premier ndaj Manchester Cityt dhe Chelseat.

“Ka ende shumë. Le të mos harrojmë se lojtarët kanë luajtur vetëm katër ndeshje dhe ne nuk i kemi pasur në dispozicion lojtarët si Diaby, Wilshere, Rosicky, Frimpong dhe të tjerë. Do të jetë interesante të gjejmë ekuilibrin dhe të zhvillojnë lojën tonë”.

“Muaji i ardhshëm nuk do të jetë vendimtar, sigurisht, por do të jetë i rëndësishëm pasi ne tash shkojmë te Montpellier dhe më pas luajmë ndaj Manchester Cityt në udhëtim – kjo do të jetë një test i madh për ne”.

“Pastaj luajmë kundër Chelseat në shtëpi, andaj dy javët e ardhshme do të na tregojnë më shumë për ekipin që kemi. Jam plot vetëbesim pasi shpirti dhe qasja është në vendin e duhur”, ka thënë Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...