Kombëtares i shtohen kosovarët

Unknown | Saturday, September 01, 2012 | 0 Komente


Gianni De Biasi ka publikuar listën e futbollistët të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese për botërorin ‘Brazili 2014’ kundër Qipros dhe Zvicrës. Ashtu siç është pritur trajneri italian ka ftuar në ekipin kuqezi edhe dy kosovarë të rijnë, Alban Mehën dhe Burim Kukelin.

Selektori i Shqipërisë, Gianni De Biasi të shtunën ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës kundër Qipros dhe Zvicrës që do të zhvillohen në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Brazili 2014’.
Risi në listën e trajnerit italian janë emrat e dy futbollistëve kosovarë. Bëhet fjalë për mesfushorin e ekipit gjerman Paderborn, Alban Mehën dhe mesfushorin e Zurichut, Burim Kukelin.
Që të dy futbollistët kishin shprehur dëshirën të vishën kuqezi kohë më parë ku kishin ‘detyruar’ De Biasin ti vëzhgoj nga afër. Si Meha ashtu edhe Kukeli me talentin e tyre e kanë bindur italianin që ti ftoj në skuadër.
Me ardhjen e Mehës dhe Kukelit numri i kosovarëve në ekipin kuqezi është rritur në dhjetë. Aktualisht pjesë e Kombëtares A janë; Samir Ujkanit, Etrit Berisha, Lorik Cana, Mërgim Mavra, Debatik Curri, Armend Dallku e Ahmed Januzi derisa në dispozicion është edhe Besart Berisha.
Shqipëria ndeshjen e parë në kuadër të eliminatoreve për kampionatin botëror 2014 do ta luaj në stadiumin Kombëtar ‘Qemal Stafa’ në Tiranë kundër përfaqësueses së Qipros me 7 shtator.
Ndërsa katër ditë më vonë kuqezinjtë në Luzern i pretë një përballje e nxehtë me Zvicrën pjesë e së cilës janë plotë pesë shqiptarë; Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemjali dhe Admir Mehmed.
Kuqezinjtë bëjnë pjesë në Grupin E dhe përveç Qipros e Zvicrës do të ketë punë edhe me Norvegjinë, Slloveninë dhe Islandën
Futbollistët e ftuar
Samir Ujkani, Etrit Berisha, Orges Shehi, Lorik Cana, Armend Dallku, Tefik Osmani
Andi Lila, Mergim Mavraj, Renato Arapi, Sabien Lilaj, Franc Veliu, Jahmir Hyka, Emiljano Vila, Burim Kukeli, Ansi Agolli, Alban Meha, Gilman Lika, Ervin Bulku, Armando Sadiku, Odise Roshi, Hamdi Salihi, Edgar Çani, Erjon Bodgani, Ahmed Januzi.

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...