Lëndohen Sanchez dhe Iniesta

dardanmiftari | Friday, September 14, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Barcelonës, Alexis Sanchez, i është bashkuar Andres Iniestas në listën e të lënduarve pas ndeshjeve të kombëtareve, me një dëmtim të lehtë në muskul.

Sanchez sipas klubit katalanas do të mungojë të shtunën ndaj Getafes, kur Blaugranët do të kërkojnë fitoren e tyre të katërt në katër ndeshje këtë sezon.

Nuk dihet ende nëse Sanchez do të luajë ndaj Spartak Moskës të mërkurën e ardhshme.

Pos Sanchezit edhe Andres Iniesta do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme pas lëndimit të pësuar ndaj Gjeorgjisë të martën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...