Van Persie dhe Kagawa luajnë ndaj Wiganit

dardanmiftari | Friday, September 14, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka konfirmuar se nuk ka brenga për lëndime para sfidës ndaj Wiganit, pasi Robin Van Persie dhe Shinji Kagawa janë në dispozicion të skocezit.

“Në frontin e lëndimeve të gjithë janë të gatshëm, përpos Jones dhe Smallingut. Jones ishte goditje e rëndë për ne. Ai mori një lëndim në stërvitje fundjavën e kaluar”.

“Ai do të jetë jashtë për 8-10 javë. Por, ne presim Smallingun të kthehet brenda muajit. Johnny Evans është kthyer dhe është në formë të mirë. Në lojë do të jenë edhe Kagawa dhe Van Persie, të cilët janë të gatshëm për sfidën”, ka thënë Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...