Materazzi: Cassano do të jetë sukses te Interi

dardanmiftari | Friday, September 14, 2012 | 0 Komente

Legjenda e Interit, Marco Materazzi, është i bindur se Antonio Cassano do të dëshmohet një nënshkrim i shkëlqyeshëm për Interin.

“Nëse vendoset në situata të duhura, Cassano mund ta bëjë diferencën. Unë shpesh flas me Cassanon dhe e di se si është ai. Ai është një djalosh i sinqertë dhe nëse dikush thotë diçka ai nuk e le me kaq...”.

“Ky është Antonio. Ai nuk numëron deri në 10 para se të reagojë. Ndoshta numëron deri në tetë, por kështu është, pranojeni ose jo. Nëse dikush është i sinqertë me të, atëherë ai mund të qëndrojë jashtë dhe madje mund të qëndrojë në karrige gjithë sezonin. Ai nuk do t’i shkaktojë probleme Interit”.

“Me Wesley Sneijder, Diego Milito dhe me rikthimin e Cristian Chivu dhe Walter Samuel në mbrojtje, Interi mund të luftojë për Scudetto. E keni parë çfarë bën Andrea Ranocchia? E kam parashikuar saktësisht se ai do të jetë trashëgimtari im”, ka thënë Materazzi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...