Reali shënon rekorde të hyrash

dardanmiftari | Friday, September 14, 2012 | 0 Komente

Real Madrid e ka mbyllur vitin fiskal 2011/12 me të ardhura prej 514 milionë euro, një rritje shtatë për qind krahasuar me periudhën e kaluar.

Kjo është shifra më e lartë e të hyrave e shënuar nga ndonjë institucion sportiv ndërkombëtar, dhe Los Blancos janë bërë edhe klubi i parë që tejkalojnë barrierën prej 500 milionë euro të hyra në industrinë sportive.

Kontributet e anëtarësimit, si nga anëtarësimi vjetor dhe biletat, llogariten në 9.5 për qind të përfitimit të përgjithshëm.

Fitimet e pastra neto të klubit (pas heqjes së shpenzimeve nga shuma e fituar) janë 24.2 milionë, që është 23.3 për qind më pak se sezonin e kaluar.

Kjo rënie në fitim është kryesisht si pasojë e harxhimeve shtesë në anën e sigurisë, ndryshimet në rregulloret e taksave, rregullimet të ndryshme dhe rreziqeve që ka ardhur si pasojë ndryshimeve ekonomike.

Megjithatë, borxhi i përgjithshëm i klubit ka rënë për 26.5 për qind, dhe tash është 124.7 milionë euro.

Të ardhurat e parashikuara për sezonin 2012/13 pritet të jenë rreth 516.6 milionë euro, ndërsa pas shpenzimeve, pjesa e fitimit që pritet të mbetet kalkulohet të jetë 24.4 milionë euro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...