Vucinic: Qielli limiti për Juventusin

dardanmiftari | Friday, September 14, 2012 | 0 Komente

Mirko Vucinic beson se Juventusi mund të arrijë shumë gjëra gjatë sezonit 2012/13, edhe pse nuk është përforcuar siç ka dashur.

“Qielli është limiti për Juventusin. Mendoj se ne jemi edhe më të fuqishëm se vitin e kaluar, edhe pse nuk kemi nënshkruar me lojtarin kryesor të cilin klubi e kërkoi”.

“Mendoj se dy klubet nga Milani, plus Roma dhe Napoli, janë rivalët tanë më të mëdhenj për Scudetton. Milani dhe Interi janë dy klube me traditë impresive, por kanë edhe ekipe të shkëlqyeshme”.

“Liga e Kampionëve? Për të fituar gjëra, Juventusi duhet të bëjë sakrifica dhe të punojë fuqishëm. Ne mund të arrijmë gjëra të mëdha nëse përsërisim qasjen e vitit të kaluar, por duhet të mbetemi të fokusuar”, ka thënë Vucinic për La Gazzetta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...