Wenger: Sagna mund të largohet nëse do

dardanmiftari | Friday, September 14, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se Bacary Sagna mund të largohet nëse atij nuk i pëlqen klubi.

Mbrojtësi i djathtë i Arsenalit, shprehu zemërimin e tij në politikën transferuese të klubit javën e kaluar.

“Kam biseduar me të për këtë gjë. Besoj se çdo lojtar ose i punësuar, gjithmonë duhet të mbrojë kompaninë për të cilën punon”.

“Dhe nëse ai nuk është krejtësisht i kënaqur me atë, atëherë ai mund të shkojë diku tjetër. Kjo është ajo çfarë i them çdokujt”, ka thënë Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...