Murray në finale të US Open
Tenisti skocez, Andy Murray, ka arritur të përballojë motin e keq në New York për të mposhtur çekun Tomas Berdych dhe për t’u kualifikuar në finalen e US Open.
Murray ishte më i mirë në këtë takim, por kishte telashe për shkak të erërave të fuqishme, me të cilat ai nuk ishte adaptuar.
Britaniku e fitoi duelin me rezultat 5-7, 6-2, 6-1 dhe 7-6.
Në finale Andy Murray takohet me fituesin e duelit Novak Djokovic – David Ferrer, seti i parë i të cilës ndeshje u ndërpre pranë rezultatit 5-2 për spanjollin, ndërsa ndeshja pritet të vazhdojë të hënën.
Category: Tenis
0 Komente