Obi Mikel mbyll Twitterin për shkak të abuzimeve raciste

dardanmiftari | Friday, September 21, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Chelseat, John Obi Mikel, është detyruar ta mbyllë profilin e tij në Twitter për shkak të abuzimeve raciste.

Mikel e ka mbyllur profilin pas më pak se 24 orë pas gabimit të tij që u kushtoi Bluve me barazim në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndja Juventusit. Chelsea e ka informuar policinë rreth postimeve kërcënuese raciste.
“Ne jemi informuar për postimet raciste drejtuara Mikel-it, që janë krejtësisht të papranueshme, të fëlliqura dhe të neveritshme. Ne kemi informuar policinë dhe kemi dhënë mbështetjen për veprimet më të fuqishme të mundshme”, shkruhet në deklaratën e klubit londinez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...