Rosell: Barca mbetet në La Liga

dardanmiftari | Friday, September 14, 2012 | 0 Komente

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, është i bindur se Barcelona do të vazhdojë të jetë pjesëmarrëse në La Liga, edhe në rast të pavarësisë së Katalunisë.

Këtë javë janë mbajtur protesta të mëdha në rrugët e Barcelonës, me rreth 1.5 milionë njerëz që raportohet se kanë marshuar rrugëve të Katalonisë në tentim për të bërë shtytjen përfundimtare drejt pavarësisë. Kjo ka ngritur pikëpyetje nëse Barcelona do të mbetej në La Liga në rast të pavarësisë së Katalonisë.

“Nëse Katalonia bëhet e pavarur, atëherë nuk do të kishte dallim. Ne do të vazhdonim të luanim në La Liga ashtu sikurse Monaco në Francë që vazhdimisht luan në Ligue 1, përkundër faktit se është shtet i ndarë. Jam i bindur për këtë”.

“Edhe në rast të pavarësisë së Katalonisë, ne do të vazhdonim të luanim ndaj Real Madridit, ashtu sikurse që bëjmë gjithmonë”, ka thënë Rosell.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...