Capello: Vetëm Falcao si Messi

dardanmiftari | Thursday, September 13, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Rusisë, Fabio Capello, i ka marrë kohë vetes për të lëvduar sulmuesin e Atletico Madridit, Radamel Falcao, duke thënë se sulmuesi kolumbian i ka lënë atij përshtypje po aq sa Messi kur e ka parë për herë të parë.

“Përgjatë gjithë karrierës time, ka qenë vetëm një lojtar që më ka impresionuar po aq sa Messi, të cilin për herë të parë e kam parë me Juventusin në trofeun Joan Gamper dhe ai është Radamel Falcao”.

“Ai është sulmuesi fantastik. Pa kurrfarë dyshimi më i miri në botë për momentin”, ka thënë Capello.

Falcao është lidhur me klube si Real Madridi dhe Manchester City, por ai ka kontratë me Atleticon deri në qershor të vitit 2016.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...