Hoeness: Dortmundi i pa rrezikshëm

dardanmiftari | Thursday, September 13, 2012 | 0 Komente

Presidenti i Bayernit të Munichut, Uli Hoeness, ka hedhur poshtë sugjerimet se Dortmundi mund të zërë vendin e Bayernit si ekipi më i popullarizuar gjerman jashtë Gjermanisë.

“Nuk mendoj se Dortmundi na ka tejkaluar në treg. Dortmundi është më shumë një gjë regjionale, përderisa Bayerni është brend global”.

“Kur eceni në sheshin e Pekinit dhe pyesni një njeri të thjesht t’iu tregojë një klub gjerman, atëherë ai do t’iu thotë se e njeh Bayernin e Munichut dhe jo Dortmundin”.

“Dortmundi kurrë nuk do të jetë në gjendje që të na arrijë suksesin e jashtëzakonshëm në 30 vitet e fundit dhe traditën që kemi si klub. Nëse Dortmundi dëshiron të jetë më i popullarizuar se Bayerni anë e mbanë botës, atëherë duhet të fitojëo së paku edhe 10 tituj radhazi në Bundesliga”, ka deklaruar Hoeness.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...