Zeman bën thirrje për reforma në Serie A

dardanmiftari | Thursday, September 13, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Romës, Zdenek Zeman beson se futbolli italian ka nevojë për një reformë pas skandaleve të bastit që kanë kapluar vendin në vitet e fundit.

65 vjeçari ka bërë komente kontraverse në javët e fundit, duke shkaktuar polemika me kritikat ndaj kryetarit të federatës italiane të futbollit, Giancarlo Abete, të cilin e ka quajtur ‘armik të futbollit’, teksa e ka kritikuar edhe trajnerin e dënuar të Juventusit, Antonio Conte, për rolin e tij në skandalin e basteve.

“Deklarata ndaj Abetes nuk iu referua direkt atij, por sistemit të futbollit si tërësi, që në vitete e fundit ka humbur mundësi të rëndësishme për reforma”, ka theksuar Zeman.

Roma takohet me Bolonjën në Olimpico të shtunën, pas fitores së madhe ndaj Interit javë më parë në Giuseppe Meazza.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...