Sahin: Nuk erdha te Liverpooli për para

Unknown | Saturday, September 01, 2012 | 0 Komente

Nuri Sahin ka mohuar fjalët se i është bashkuar Liverpoolit për çështje financiare duke thënë se nuk është i motivuar nga paratë dhe se ka pasur oferta më të mira në këtë aspekt nga klubet tjera.

“Nëse mendoni se do të shkoja diku për para, atëherë nuk më njihni sa duhet”.
“Po të ishte për para, nuk do isha këtu. Kam pasur shumë oferta, të cilat do të më lejonin të fitoj trefish më shumë sesa do të fitoj këtu”.
“Nuk brengosem për paratë. E di se do të fitoj shumë para në karrierën time, nëse gjithçka shkon mirë”, ka deklaruar Sahin përThe Mirror.
Mesfushori turk kaloi te Redsat në formë huazimi njëvjeçar nga Real Madridi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...