Simeone: Ishim të përsosur

Unknown | Saturday, September 01, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Atletico Madridit, Diego Simeone, e ka lëvduar skuadrën e tij pas fitores prej 4-1 ndaj Chelseat në Superkupën e Evropës.

Radamel Falcao realizoi het-trik në gjysmën e parë duke bërë që shumëkush t’ia hidhte atij meritat për fitore, por trajneri thotë se duhen lëvduar të gjithë lojtarët.
“Jam krenar për lojtarët e mi. Chelsea ishte një rival i fuqishëm, ndërsa unë nuk kam zgjidhje, pos t’i falënderoj të gjithë”.
“Ata (lojtarët e mi) zhvilluan një lojë të jashtëzakonshme dhe bënë gjithçka ashtu siç kishim planifikuar të bëjmë”, ka thënë Simeone për Canal Plus.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...