Sneijder: Interi mund të mposhtë Juventusin

dardanmiftari | Monday, September 10, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, është i bindur se Interi është në gjendje që të sfidojë Juventusin për titull në Serie A këtë sezon, përderisa nuk e ka nënvlerësuar Milanin në luftën për trofe.

“Nuk mendoj se Juventusi është më i fortë se Interi, apo ndonjë prej ekipeve tjera europiane. Ne mund të mposhtim të gjithë”.

“Mund të duket se Milani ka rënë, por ata gjithmonë janë të rrezikshëm. Dhe janë më pas ekipet si Napoli dhe Roma që do të jenë në garë për titull”.

“Do të jetë një sezon i gjatë dhe i vështirë për të gjithë ne. Juventusi është favorit dhe kampion aktual, por ne definitivisht mund t’i mposhtim ata”, ka theksuar Sneijder.

Sneijder shtoi se ai do të dëshironte të jetë kapiten i Interit, pasi nuk mendon të largohet, por theksoi se kjo nuk do të ndodhë pasi sipas tij Zanetti do të luajë deri në moshën 60 vjeçare.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...