Vitali mbron titullin WBC

dardanmiftari | Sunday, September 09, 2012 | 0 Komente

Boksieri ukrainas, Vitali Klitschko, të shtunën në Moskë e ka mbrojtur me sukses titullin e kategorisë së rëndë, WBC, pasi gjyqtari ndali meçin ndaj Manuel Charr në raundin e katërt për shkak të një çarjeje mbi syrin e djathtë të gjermanit.

27-vjeçari Charr nuk kishte regjistruar asnjë humbje para duelit me 41-vjeçarin, ndërsa para sfidës pati deklaruar se e ka për qëllim që t’ia shkatërrojë karrierën Klitschkos. Megjithatë, ukrainasi e dëmtoi rëndë në raundin e parë, pastaj e rrëzoi në të dytin, në raundin e tretë Charr u mundua të kthehej, ndërkaq gjakderdhja e madhe e detyroi gjyqtarin e sfidës që ta ndërpriste meçin pa përfunduar raundi i katërt.

Gjermani reagoi kundër vendimit të mjekëve duke dashur ta vazhdonte përballjen, mirëpo këshilla e stafit mjekësor ishte vendimtare për gjyqtarin.
Kështu, Klitschko përmirëson rekordin e tij në 45-2 (41 nokaute), ndërsa Charr regjistroi humbjen e parë, 21-1 (11 nokaute).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...