Walcott duhet të rinovojë ose të shitet

dardanmiftari | Saturday, September 22, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ia ka bërë të qartë anësorit Theo Walcott se mund të shitet në janar nëse nuk e nënshkruan kontratën e re që i është ofruar.

Sipas mediave, Topçinjtë i kanë ofruar 95.000 euro në javë futbollistit anglez, mirëpo ai deri më tani ka refuzuar të rinovojë. Duke qenë se kontrata aktuale e tij skadon në verën e ardhshme, padyshim që Wenger do të përpiqet të fitojë para me shitjen e tij.
“Akoma shpresoj se do të nënshkruajë, ndërsa dy muajt e ardhshëm do të jenë vendimtar, sepse sa më shumë zgjat kjo situatë, aq më e vështirë bëhet”.
“Të shpresojmë se do të gjejmë një zgjidhje në dy muajt e ardhshëm, por fakti që nuk luan rregullisht nuk është i lidhur me çështjen e kontratës së tij”, ka deklaruar francezi për Daily Mirror

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...