Xhaka: Ndaj Shqipërisë, ndeshje si mysafir
Sulmuesi i përfaqësueses zvicërane, Granit Xhaka, ka deklaruar për mediat zvicërane se ndeshja ndaj Shqipërisë do të jetë sikurse një ndeshje në udhëtim, pasi në stadium pritet të jenë më shumë tifozë të kombëtares shqiptare në sfidën që do të zhvillohet në Luzern.
“Do të jetë sikurse një ndeshje në udhëtim. Mund të ekzistojë mundësia e provokimeve, por jo vetëm nga publiku, por edhe nga lojtarët kundërshtarë”.
“Por, ne nuk duhet t’i dëgjojmë provokimet, se çfarë thonë tifozët dhe kundërshtarët, por duhet të tregojmë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Kur të fitojmë, kemi fituar në mënyrë të dyfishtë”, ka thënë Xhaka për mediat zvicërane.
Category: Futboll
0 Komente