Allegri: Do të vazhdoj edhe pas Malagas
Massimiliano Allegri është zotuar se takimi i të mërkurës në Ligën e Kampionëve nuk do të jetë i fundit për të në postin e trajnerit të Milanit.
Rossonerët nuk po luajnë mirë këtë sezon, ndërsa pas humbjeve ndaj Interit dhe Lazios spekulohet se trajneri do të shkarkohet nëse nuk fiton ndaj Malagas në Ligën e Kampionëve.
“A do të jetë ky takimi im i fundit me Milanin? Nuk mendoj ashtu”.
“Berlusconi nuk më ka telefonuar që nga java e kaluar, por situata ime është shumë e qartë. Unë flas me Gallianin çdo citë”.
“Krejt çfarë di është se na mungojnë pikët që i kemi merituar. Duhet të jemi të vetëdijshëm se pozita jonë në Kampionat është e keqe, por jam i sigurt se skuadra do të dalë nga kjo situatë”, ka thënë Allegri në një konferencë me gazetarë.
Category: Futboll
0 Komente