Mposhtet Chelsea – shpëton Juve

dardanmiftari | Tuesday, October 23, 2012 | 0 Komente

Shakhtar Donetsk vazhdon të jetë befasia e Grupit E. Pas barazimit ndaj Juventusit, ka arritur ta mposhtë Chelsean me rezultat 2-1.
Që në fillim të ndeshjes, ekipi ukrainas tregoi se luan për tri pikët. Pas mbrojtjes së dobët të mysafirëve, topi shkoi te Alex Teixeira, i cili paksa me fat kaloi skuadrën e tij në epërsi (3’).
Me epërsi minimale të vendasve u mbyll fraksioni i parë i lojës, pasi që Blutë nuk arritën të shënonin. Për më shumë, ata mbetën pa Frank Lampard, i cili u largua në minutën e 18-të për shkak të lëndimit.
Ukrainasit e filluan mirë edhe gjysmën e dytë të lojës. Një gabim të Eden Hazard e shfrytëzoi Luiz Adriano, i cili pasoi te Fernandinho dhe braziliani e dyfishoi epërsinë (52’).
Kampioni në fuqi i garës më të madhe evropiane për klube arriti që ta ngushtojë epërsinë me anë të Oscar (88’), mirëpo në minutat e mbetura nuk shënoi gol tjetër.
Ndeshja tjetër e Grupit E, ndërmjet Nordsjaelland dhe Juventus ka përfunduar me rezultat 1-1.
Ekipi vendas krijoi avantazh në minutën e 50-të me anë të Mikkel Beckmann, ndërsa Mirko Vucinic e barazoi rezultatin (81’).
Grupit E i prin Shakhtar Donetsk me shtatë pikë, Chelsea ka katër pikë në vend të dytë, ndërsa Juventusi në të tretin ka tri pikë pas tri xhirosh.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...