Chelsea, 60 milionë për Falcaon

dardanmiftari | Friday, October 26, 2012 | 0 Komente

Chelsea do të bëjë ofertë në vlerën e 48 milionë funteve në afatin kalimtar të janarit për yllin e Atletico Madrid, Radamel Falcao.
Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, ka vendosur ta shfrytëzojë klauzolën e lirimit në kontratën e kolumbianit, e cila kap vlerën e 60 milionë eurove (48 milionë funte), derisa është këmbëngulës të transferojë sulmuesin më të nxehtë në botë.
Edhe Manchester City është i interesuar në Falcaon, por kampionët e Ligës Premier kanë frikë se 26-vjeçari preferon të kalojë në Stamford Bridge, me disa media që kanë raportuar se ai tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale me skuadrën londineze. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...