Vilanova lëvdon Casillasin dhe Xavin
Bosi i Barcelonës, Tito Vilanova, ka përshëndetur portierin e Real Madridit, Iker Casillas dhe mesfushorin, Xavi Hernandez.
Të dy lojtarët spanjollë fituan cmimin e Princit të Asturisë për shkak të kontributit për vendin dhe Vilanova nuk la pa lëvduar dyshen fantastike.
“Titujt e fituar nga Princi i Asturisë? Ata i meritojnë ato”.
“Ata kanë sjellë paqe në El Clasico, që ishte gjë e nevojshme. Ata janë shembuj”, është shprehur Vilanova.
Category: Futboll
0 Komente