Deportivo Alaves viktima e Barcës

dardanmiftari | Tuesday, October 30, 2012 | 0 Komente

Barcelona ka regjistruar fitore prej 3-0 si mysafir i Deportivo Alaves në ndeshjen e parë të 1/16 së finales së Kupës së Mbretit.
Në ndeshjen e zhvilluar në Estadio de Mendizorroza, ekipi që bën gara në Segunda Division B nuk mundi t’i bëjë ballë fuqisë blaugrane, edhe pse në fushë nuk ishin Leo Messi dhe Xavi Hernandez.
David Villa u përkujdes që të dërgonte skuadrën e tij me epërsi në pushim (40’).
Në fillim të pjesës së dytë (51’), Andres Iniesta shënoi një gol të bukur për ta dyfishuar epërsinë.
Cesc Fabregas vendosi rezultatin përfundimtar, dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.
Ky rezultat padyshim që e favorizon Barcelonën që të vazhdojë në 1/8 e finales së Copa del Rey.
Me rezultat prej 2-0 edhe Valencia ka fituar si mysafir i ekipit Llagostera që bën gara në Segunda Division B – Group 3. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...