Nuk ndalet Juve

dardanmiftari | Thursday, November 01, 2012 | 0 Komente

Juventusi ka regjistruar fitoren e radhës në Serie A, viktima ishte Bologna që u mposht me rezultat 2-1.
Performanca e Bianconerëve nuk ishte ajo që pritet, megjithatë fitorja ishte e merituar.
Fabio Quagliarella krijoi epërsi në minutën e 54, ndërsa Saphir Taider e barazoi rezultatin (71’).
Në minutat shtesë (90’+2), Paul Pogba e shënoi golin e fitores pas asistimit të Giovincos.
Juventusi vazhdon kryesimin në Serie A me katër pikë më shumë se Interi.
Nga ndeshjet tjera, Roma ka pësuar një tjetër përmbysje. Kësaj radhe është mposhtur nga Parma me rezultat 3-2. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...